Zyrtare: Oppo lanson super-modelin Find 7

22.03.2014 (komentet: 0)

Pas një numri të madh të publikimeve jo-zyrtare dhe rrjedhje të specifikave, Oppo e ka zyrtarizuar modelin e saj të telefonit, Oppo Find.

Edhe pse deri më sot janë publikuar shumica e specifikave, për të cilat nuk dihej nëse janë të sakta, në ngjarjen mediale të kompanisë ku edhe janë listuar ato, ka rezultuar se shumica e tyre kanë qenë të sakta.

Oppo Find 7 vjen në dy versione: njëri me ekrnain FHD me 1920 x 1080 piksel, ndërsa tjetri me ekranin QHD me rezolucionin fantastik prej 2560 x 1440 pikselëve, në madhësinë e ekranit prej 5.5-inç. Ekrani është gjithashtu i pajisur me Gorilla Glass 3 dhe teknologjinë e njohur si Super Screen 2.0.

Përveç ekranit me QHD, telefoni është i pajisur edhe me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 801 me 2.5GHz, të cilin e ka edhe Samsung Galaxy S5. Oppo Find 7 sjell edhe 3GB RAM si dhe 32GB memorie të brendshme, bashkë me portin për microSD.

Oppo Find 7 posedon edhe kamerën e pasme me 13MP Sony IMX214 CMOS me F/2.0 dhe mundësinë e incizimit të videove në 4K si dhe videot e formatit slow-motion në 720p në 120fps, ndërsa kamera e përparme sjell 5 mega-piksel. Bateria e Oppo Find 7 është në 3,000 mAh, për ta mbështetur ndërfaqen Color OS 1.2.

Version standard i Oppo Find 7 kushton 484 dollarë dhe fillon të shitet që nga dita e nesërme, ndërsa opsioni me ekranin QHD mund të blihet për 564 dollarë./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment