NSA: Kompanitë e dinin për programin tonë për të dhënat

22.03.2014 (komentet: 0)

Agjencia amerikane për sigurinë kombëtare, e njohur me shkurtesën NSA, ka thënë se gjigantët amerikan të teknologjisë ishin në dijeni për operacionet e saj për mbledhjen e të dhënave, raporton The Guardian.

Në anën tjetër, kompanitë e mëdha amerikanë më herët kishin deklaruar se ata nuk dinin asgjë për planet e NSA për programin PRISM, duke e mohuar se i kanë ndihmuar përpjekjet e NSA-së për përgjimin e përdoruesve të tyre.

Në fakt, që nga koha kur rrjedhjet e dokumenteve të Edward Snowden u publikuan në gazetat amerikane dhe në faqe të ndryshme në internet, kompanitë e teknologjisë janë përpjekur t’i sigurojnë përdoruesit e tyre se privatësia është shumë e rëndësishme për ta, dhe se këto kompani gjithnjë e më shumë janë duke i koduar të dhënat e shërbimeve të tyre në internet.

Madje, disa prej tyre kanë thënë se i kanë kërkuar qeverisë që ta lejojë publikimin e kërkesave të qeverisë për zbulimin e të dhënave, një veprim i cili njihet si përpjekje e kompanive amerikane për promovimin e masave mbrojtëse kundër NSA-së, e cila mendohet se bën grumbullim të konsiderueshëm të të dhënave në internet. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment