Google me logo dhe dizajn të ri të faqes

20.09.2013 (komentet: 0)

Google sot ka njoftuar se kompania do ta ndryshojë logon dhe shiritin e saj të navigimit në faqe. Sipas Google, përditësimi i ri me ndryshimet e reja me të cilat synon ta freskojë faqen do të vijnë brenda disa javësh, dhe të njëjtat do të jenë prezente në shumicën e produkteve dhe shërbimeve të saj.

Në formatin e ri, logoja e Google duket paksa e vogël, mirëpo ndryshimet me versionin e vjetër janë të prezantuara më poshtë.

 

Fillimisht këto do të jenë vetëm ndryshime vizuale, mirëpo Google me siguri se do të shtojë edhe disa risi në funksionalitet.

Dallimi më i madh për momentin janë shërbimet e Google të cilat tani janë grumbulluar në një vend të vetëm, në butonin e ri në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë.

Nga përshtypjet e para të dizajnit të ri thuhet se faqja tanimë duket shumë më mirë, mirëpo në disa raste përdoruesit ankohen se duhet ta bëjnë edhe një klikim më shumë

Kthehu mbrapa

Shto koment