Google Glass në shitje për të gjithë, vetëm për një ditë

13.04.2014 (komentet: 0)

Google do të fillojë me shitjen e syzeve të mençura, të njohura si Google Glass, për të gjithë të rriturit në SHBA, mirëpo kjo mundësi do tu ofrohet blerësve potencial vetëm për një ditë, dhe sasia e vënë në dispozicion është e kufizuar. Shitjet fillojnë në ora 9:00 në mëngjesin e 15 prillit, sipas orës lokale.

Kjo është hera e parë që syzet e mençura të Google janë vënë në dispozicion për publikun, pasi që deri më tani kjo mundësi i është ofruar vetëm zhvilluesve të Google, dhe adoptuesve të hershëm të produkteve të kompanisë, të cilët ajo i quan Explorers.

Google Glass janë cilësuar si e ardhmja e kompjuterëve, edhe pse disa zëra e kishin kritikuar veglën e re të Google si mjet i cili e rrezikon privatësinë, ndërsa të tjerët mendojnë se njerëzit që i bartin këto syze duken shumë qesharak.

Madje në disa bare dhe restorane njerëzit me Google Glass janë ndaluar të hyjnë në lokal.

Bartësit e syzeve të Google, Glass i përdorin ato për tu qasur në internet, për tu orientuar në rrugë të ndryshme, apo edhe për të marrë njoftime dhe mesazhe online të cilat paraqiten në ekran, përmes aplikacioneve të Glass.

Syzet e Google mund të kontrollohen me zë apo përmes kursorit anësor të integruar në syze. 

Kthehu mbrapa

Shto koment