Deri në 2020, çdo njeri në botë do të ketë 5,200 GB të dhëna

14.12.2012 (komentet: 0)

Gjatë tetë viteve të ardhshme, sasia e prodhuar e të dhënave dixhitale do të jetë 5,200 GB për çdo njeri në tokë, sipas studimit të Digital Universe, që do të thotë 57 herë sa sasia e të gjithë kokrrizave të rërës së plazheve në planet.

Deri në 2020, çdo njeri në botë do të ketë 5,200 GB të dhëna

 

Të dhënat priten të dyfishohen çdo dy vjet deri në vitin 2020, pjesa më e madhe e të cilave nuk do të krijohen nga njerëzit, por nga makineritë duke qenë se komunikojë me njëra tjetrën nëpërmjet network-ut.

Megjithatë, vetëm një fraksion i vogël i të dhënave të prodhuara janë eksploruar për vlerën e tyre nga analistët e të dhënave. IDC llogarit se deri në 2020, 33 përqind e të gjithë të dhënave do të përmbajnë informacion të vlefshëm për t’u analizuar.

Shpjegimi sipas Digital Universe

Digital Universe përfshin gjithçka, që prej imazheve dhe videove të upload-ra në YouTube nga telefonat, deri te filmat dixhitalë që popullojnë TV-të HD.

Gjithashtu përfshin të dhëna më tradicionale si ato bankare nga një ATM, të sigurisë në aeroporte dhe të eventeve madhore siç janë Lojërat Olimpike apo përplasjet subatomike regjistruar nga Large Hadron Collider në CERN.

Përdorimi i bizneseve “inteligjente” për të analizuar të dhënat mund të zbulojë modele në përdorimin e mediave sociale, lidhje reciproke të të dhënave shkencore nga studime diskrete, informacione mjekësore të ndërlidhura me të dhëna sociologjike, sikurse dhe imazhe nga filmimet e sigurisë.

Nevojitet më tepër efikasitet

Menaxherët IT duhet të gjejnë mënyra për të rritur efikasitetin në infrastrukturat e tyre në mënyrë që administratorët IT të fokusohen në iniciativa më vlerë-shtuese sikurse politikat BYOD, analitikët “Big Data”, efiçenca dhe siguria on-boarding e klientëve.

Sipas studimit kjo do të ndodhë nëpërmjet mbulimit të infrastrukturave me integrim hapësirash ruajtjeje, serverësh dhe rrjetesh. Gjithashtu kundërshtohet fakti se pjesa më e madhe e të dhënave do të ruhet në cloud.

Argëtimi dhe media sociale

Shumica e informacionit në universin dixhital ka të bëjë me zbavitjen ose mediat sociale. Në vitin 2012, 68 përqind e të gjitha të dhënave të krijuara, u përdorën nga klientët për të pare TV dixhital, për bashkëveprim me mediat sociale ose për dërgim imazhesh dhe videosh nga telefoni ndërmjet pajisjeve dhe internetit.

Megjithatë, korporatat janë përgjegjëse për afërsisht 80 përqind të të dhënave në të gjithë universin dixhital. Si rezultat, atyre u duhet të përballen me çështje të të drejtave të autorit e privatësie.

Niveli i sigurisë së të dhënave varion sipas shtetit, ku më pak të sigurta në tregun informatik në zhvillim janë Brazili, Rusia, India, Malajzia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përveç kësaj, studimi zbuloi se: Rrjetet po rriten për sa i përket rëndësisë.

Të dhënat duhet të analizohen, të aplikohet siguria dhe autenfikimi i të dhënave në kohë reale e në nivel. Infrastruktura e rrjeteve do të jetë një investim kyç në tetë vitet e ardhshme.

Rregullat që qeverisin sigurinë e informacionit duhet të harmonizohen rreth globit, edhe pse dallime do të mbeten. Menaxherët IT duhet të kuptojnë se të dhënat do të kërkohen jashtë kufijve gjeografike, dhe një njohuri globale e sigurisë së informacionit mund të jetë diferenca midis miratimit dhe mohimit për kërkesë të dhënash. (PCWorld Albanian)

Kthehu mbrapa

Shto koment