Atë që Google nuk e ka realizuar deri më tani po e bëjnë realitet studentët e trajnuar nga almooc

11.08.2015 (komentet: 0)

 

Mapstylr është një aplikacion i ri praktik që shërben të krijojë shpejt dhe saktë harta sipas nevojës së çdo përdoruesi të teknologjisë së informacionit

 

Qendra e Inovacionit Almooc Innovation Center (AIC) organizoi për herë të parë një aktivitet të rrallë për Kosovën, prezantimin e projekteve të lëmisë së teknologjisë para invesitorëve Amerikan dhe Australian. Ky prezantim me karakter ndërkombëtar shënoi aktivitetin e parë të kësaj qendre e cila u inagurua para pak ditësh në Gjilan. Organizatorët mundësuan asistencë në prezantimin e projekt-ideve nga Kosovarët para grupit të investitorëve me shpresën për sponsorizim nga ky burim ndërkombëtar.

Studentët e Teknologjisë Informative të Komunietit ALMOOC të grupuar në 5 startup-e të sapokrijuara, paraqitën  projekt-ide konkrete në këtë fushë para investitorëve engjëj; duke provuar të jetësojnë këto ide të cilat mund të kenë mbetur në gjëndje të ngrirë  për mungesë fondesh.

korabi me pllumin

Nga projektet e shortlistuara, 5 të tillave patën mundësi përmes konferencës online të prezantojnë projekt idetë e tyre, të shpalosin objektivat, misionin, arsyeshmërinë dhe fizibilitetin para jurisë/invesitorëve të cilët ndoqën me shumё kujdes këto iniciativa që vinin nga Kosova. Gjithashtu këto startup-e ju nënshtruan edhe fazës së pyetje / përgjigjeve ku u dhanë sqarimet rreth paqartësive të ndryshme që nuk ishin përfshirë në projekte.

MAPSTYLR ishte startup-i i cili zgjoi interesimin më të madh tek investitorët engjëj, të cilët vendosën unanimisht të paraseleksionojnë këta studentë të cilët kishin piketuar projekt të qëlluar, duke ndërtuar një plan të mirëfilltë praktik se si përdoruesit anembanë botës do të mund të realizojnë përmes disa hapave të thjeshtë praktikë, orientimin dhe zbatimin e hartave në teknologjinë e informacionit.

Drilon Jaha, u shpreh tejet i entuziazmuar pas njoftimit që më në fund projekti i tyre po shikon dritë në fund të tunelit dhe se produkti do të gjejë zbatim jo vetëm në Kosovë por në masë të gjerë në Amerikë e gjetkë nëpër botë. Pëllumb Hasani dhe Korab Hoxha bashkëkrijuesit e mapstylr pohojnë se si programues gjithmonë kanë hasur në probleme kur vinte puna tek dizajnimi i hartave për webfaqe. “Gjithmonë nevojitej që harta të përkonte brand-in e produktit me ngjyrën, dizajnin etj dhe këto ishin elementë të ndarë më vete që krijonin vështirësi dhe merrnin jashtëzakonisht shumë kohë. Ne arritëm të mundësojmë që të gjitha këto copëza të ndara të lëna nga GOOGLE t’i sistemonim në një aplikacion të vetëm të cilin  përdoruesi e kryejnë shpejt dhe me efikasitet.”- u shpreh Z. Hasani.

Kthehu mbrapa

Shto koment