Zyrtare: Zhdrella nënshkruan me Dritën

28.03.2014 (komentet: 0)

Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, ka nënshkruar kontratë me Dritën e Gjilanit.

Zhdrella i cili kishte mbetur pa klub tash e një muaj, prej se u shua edhe zyrtarisht klubi i tij Hysi, ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës gjilanase si agjent i lirë.

Shumë klube të Superligës ishin vënë pas Zhdrellës muajin e fundit duke i bërë lloj-lloj oferta, mirëpo vetëm ajo e Dritës si duket ia ka mbushur mendjen.

Drita momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, mirëpo kjo gjë pritet të ndryshojë pasi tashmë në radhët e saj kanë një lojtar të kalibrit të madh, siç është Mentor Zhdrella

Kthehu mbrapa

Shto koment