Zidane: Ronaldo është gjeni

18.05.2014 (komentet: 0)

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lëvduar Cristiano Ronaldon, duke thënë se ai është gjeni dhe beson se portugezi do të shkëlqejë këtë verë në Kupën e Botës.

Sulmuesi do të jetë i gatshëm për Atletico Madridin javën e ardhshme, teksa Zidane thotë se ai do të jetë vendimtar në finale.

“Ronaldo është talent i madh, ne e shohim çdo ditë në stërvitje dhe më besoni, ai është thjesht një gjeni”.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ai nuk mund të udhëheqë Portugalinë në Botëror. Ajo që ai ka bërë për Real Madridin është fantastike”.

“Ai është më i miri për mendimin tonë, dhe unë kam pasur çdo arsye që të besoj se Ronaldo do të vë edhe barrin në zjarr. Po, Portugalia ka grup të vështirë, por ai ka treguar talentin dhe ai do të udhëheqë vendin e tij ndaj Gjermanisë”, u shpreh Zidane.

Kthehu mbrapa

Shto koment