Welbeck: Kalimi në Arsenal, vendim i drejtë

03.09.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi anglez, Danny Welbeck, ka thënë se është i lumtur që është transferuar në Arsenal.

Welbeck për shifrën 20 milionë euro iu bashkua “Topçinjve” nga Manchester United.

Ai tha se është i kënaqur që është bërë pjesë e Arsenalit, sepse sipas tij, ky klub është një nga ekipet më të mëdha në Premier League.

“Ata kanë treguar këtë edhe në vitet e fundit dhe vitin e kaluar fituan FA Cupën. E ndjejë se është koha kur mund të ecim edhe më shumë dhe të përpiqemi për ta sfiduar titullin e kampionit në Premier League”, tha Welbeck.

Ai është i bindur se ai e mori vendimin e duhur për tu larguar nga “Old Trafford”, dhe kalimi i tij në “Emirates”, Welbeck e sheh si një kapitull të ri të karrierës së tij.

 

“Unë thjesht mendoj se kjo është faza e zhvillimit tim. Dua tu tregojë njerëzve atë që unë mund ta bëjë si një futbollist. Unë vërtetë mendoj se kalimi në Arsenal është vendim i drejtë”, theksoi Welbeck.

Ai është i bindur se me Arsenalin do të fitojë trofe të rëndësishëm. 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment