U kry, zyrtarisht Bale i Realit

01.09.2013 (komentet: 0)

Tashmë është zyrtare, transferi më i madh i këtij afati kalimtar ka ndodhur. Gareth Bale është konfirmuar si futbollist i Real Madridit.

Klubi mbretëror më në fund e ka lëshuar deklaratën e shumëpritur se uellsiani do ta vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu. Mirëpo, nuk ka dhënë detaje se sa ka kushtuar blerja e tij.

Nga ana tjetër, edhe menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar se 24-vjeçari do ta veshë fanellën e Los Blancos.

Kthehu mbrapa

Shto koment