Përshëndeten Shaqiri e Xhaka nga Baseli

24.05.2012 (komentet: 0)

Mjaftë emocionuese ka qenë atmosfera në stadiumin e Baselit në ndeshjen e fundit për këtë edicion ndaj Young Boy Bern. Ky takim për dy yjet e futbollit shqiptar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka ishte paraqitja e fundit me fanellën e kampionit zviceran, ndërkaq Shaqiri i dhuroi tifozëve golin e fundit në “ST.Jakob-Park”

Alban Lumi



Lot, përqafime, dhurata, duartrokitje e gola e ka përcjellë takimin e fundit të kampionit zviceran, FC Basel në ndeshjen që përmbylli edicionin e sivjetmë në Sueprligën Zvicerane. Skuadra që viteve të fundit ka bërë bum në futbollin zviceran duke i përfaqësuar si asnjë herë më parë edhe në garat evropiane, Baseli, kishte përgatitur një koreografi mbresëlënëse për futbollistët që më nuk do të veshin petkun tyre.

Ndërkaq më të bukur e bëri përshëndetjen “Xhuxhi Magjik”, nofka e Shqirit, në këtë përballje. Ai realizoi golin e vetëm në humbjen (2:1) që megjithatë nuk i zbehi sukseset e këtij viti kësaj skuadre.


Futbollisti i lindur në Zhegër, realizoi në minutën e 33-të me një goditje të saktë nga distanca që edhe është specialiteti më i mirë për të. Më parë për skuadrën nga Berni kishte realizuar Costanzo, derisa Shaqiri barazoi shifrat përkohësisht pasi Vitkievie shënoi golin e fitores në minutën e 80-të për Young Boys...

Më shumë mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës Bota Sot.


Video

Kthehu mbrapa

Shto koment