Shaqiri i pari në Bayern, i pesti në Bundesligë

01.10.2012 (komentet: 0)

Munich, 1 tetor - Mesfushori shqiptar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri hyri nga stoli i rezervistëve për ta ndryshuar komplet lojën e bavarezëve, me që rast ‘rekordmeister’ shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Werder Bremenit si mysafir.

 



Reprezentuesi zviceran bëri një asistim fenomenal për sulmuesin kroat, Mario Manxhukiqin në golin e dytë të kryesuesit aktual të Bundeligës gjermane.

Revista e njohur sportive në Gjermani “Kicker” e ka shpallur atë futbollistin më të mirë të Bayernit në ndeshjen kundër Bremenit. Ai është notuar me notën 2,00 (4,00), ndërsa në përgjithësi në Bundesligë është shpallur futbollisti i pestë më i mirë i javës së gjashtë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment