Schalke do ta bëjë Realin të vuajë – shprehet Huntelaar

26.02.2014 (komentet: 0)

Klaas-Jan Huntelaar është i bindur se Schalke mund t’i shkaktojë telashe Real Madridit në ndeshjen e të mërkurës në kuadër të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos janë favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale në dëm të ekipit gjerman, mirëpo ish-futbollisti i tyre thekson se ata nuk do ta kenë lehtë në Gelsenkirchen.

“Na nevojitet një ditë e mirë. Nëse jemi në qind për qindëshin tonë, atëherë mund ta bëjmë Madridin të vuajë”, ka theksuar ai.

Holandezi ka sqaruar se nuk e ka për qëllim që të hakmerret ndaj ish-klubit të tij, i cili e shiti në vitin 2009, pasi luajti vetëm gjashtë muaj në La Liga.

“Dua të jem në formën maksimale në secilën ndeshje dhe ndeshja ndaj Real Madridit nuk do të jetë ndryshe”, është shprehur Huntelaar.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment