Sagna i thotë Arsenalit se do largohet

12.05.2014 (komentet: 0)

Bacary Sagna besohet se i ka thënë Arsenalit se nuk do të rinovojë kontratën dhe se do të largohet në fund të sezonit.

Francezi i ka thënë menaxherit Arsene Wenger se finalja ndaj Hull Cityt në finalen e Fa Cup do të jetë ndeshja e fundit e tij në fanellën e Arsenalit.

Arsenali ishte pranë rinovimit me lojtarin duke i ofruar 100 mijë euro në javë në një kontratë dyvjeçare, por kjo nuk e joshi sa duhet lojtarin.

Manchester City dhe Chelsea besohet se e kanë tërhequr me oferta mbi 120 mijë funte në javë, e duket se një prej këtyre klubeve do të jetë destinacion i radhës i Sagnas. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment