Ronaldo po kthehet, shikojeni transformimin e tij

18.02.2015 (komentet: 0)

Ai nuk ka luajtur futboll profesionist prej vitit 2011, mirëpo Ronaldo i vjetër po planifikon që të rikthehet nga pensionimi dhe t’i shkelë fushat e blerta përsëri. Pranojeni, ky është lajmi më i mirë që keni dëgjuar gjatë kësaj dite.

Sipas trajnerit kondicional të legjendës braziliane, ish-ylli i Interit, Realit e Barcelonës, po përgatitet për një rikthim me skuadrën amerikane Fort Lauderdale Strikers. Ronaldo është pronar i një pjese të kësaj skuadre dhe tashmë ka filluar procesin e rikthimit të kondicionit të nevojitur për ndeshje.

“Ai është i motivuar. Si një njeri që gjithmonë e ka sfiduar vetën, ai tani dëshiron të luajë. Për momentin jemi duke planifikuar gjithçka me kujdes, sepse nëse ai e sforcon shumë veten atëherë mund të lëndohet”, ka thënë trajneri i tij, Marcio Atalla.

Atalla gjithashtu ka zbuluar se plani i stërvitjeve të Ronaldos përbëhet prej ushtrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, në mënyrë që ai të mbetet i fokusuar.

“Unë e njoh atë. Të gjitha ushtrimet duhet të përmbajnë sfida dhe aktivitete sepse përndryshe ai do të dorëzohet”, ka thënë Atalla

Kthehu mbrapa

Shto koment