Robben: Nuk do ta nënvlerësojmë Arsenalin

19.02.2014 (komentet: 0)

Robben: Nuk do ta nënvlerësojmë Arsenalin

Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, thotë se ata nuk do ta nënvlerësojnë rivalin e Ligës së Kampionëve, Arsenalin.

Robben pret një test të vështirë kundër Topçinjve, të cilët synojnë t’i japin fund një periudhe të gjatë pa trofe.

“Ata nuk kanë fituar titull në disa vite. Për mua ata ende janë një skuadër e mirë”.

“Ata janë në garë për Ligën Premier, dhe janë në Ligën e Kampionëve. Mendoj se ata kanë një shans të mirë këtë vit për të fituar diçka”, ka thënë Robben.

Dy skuadrat u përballën në garën evropiane edhe vitin e kaluar, me Arsenalin që u eliminua për shkak të rregullit të golave në udhëtim.

Kthehu mbrapa

Shto koment