PSG, ofron 110 milionë euro për dyshen e Juves

20.03.2014 (komentet: 0)

Paris, 20 mars - Paris Saint-Germain (PSG) dëshiron të përforcohet edhe më shumë për edicionet e ardhshme.



Me këtë rast, kampioni i Francës është i gatshëm të zbrazë nga arka e saj miliona euro për të sjellë në Parkun e Princave dyshen e Juventusit, Arthuro Vidal dhe Paul Pogba.

Gazeta e përditshme zvicerane, “infothicker.ch”, ka zbuluar se sheikët e skuadrës parisiene janë të gatshëm të bëjnë një ofertë marramendëse në drejtim të Zonjës së Vjetër për dy yjet e klubit torinez, Vidal dhe Pogba.

Besoni apo jo, lideri i kampionatit francez i ofron liderit të kampionatit italian 110 milionë euro për transferimin e këtyre lojtarëve, me çka ata gjithsesi se në afatin kalimtar të verës do të jenë shënjestra kryesore e tyre

/E.Smerqaku/.

Kthehu mbrapa

Shto koment