PSG e ka titullin në duar

08.03.2014 (komentet: 0)

Fitore bindëse e Paris Saint-Germainit në udhëtim te Bastia. Kryeqytetasit regjistruan triumf prej 3-0 në Stade Armand Cesari.

 

Një harkim të Lucas, e priti, kush tjetër pos Zlatan Ibrahimovic, për të kaluar mysafirët në epërsi (6’).

Ibra dërgoi një pasim të mirë te Ezequiel Lavezzi, i cili i dha fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë (19’).

Lavezzi shënoi edhe golin e dytë personal në mbyllje të sfidës (88’), pas një tjetër asisti të Ibrahimovic.

Paris Saint-Germaini ka 11-të pikë më shumë se rivali kryesor për titull, Monaco.

Skuadra e dytë në tabelën e Ligue 1 këtë javë luan përballë Sochaux

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment