Pas fitores vjen zhgënjimi: Majlinda eliminohet

30.07.2012 (komentet: 0)

Gëzimi që na e dhuroi Majlinda Kelmendi me fitoren e parë në olimpiadë, qe fare jetëshkurtër. Vetëm rreth një orë më vonë, xhudistja nga Kosova që mbron ngjyrat e Shqipërisë, në ndeshjen e radhës, shënoi humbje dhe u eliminua nga garat e mëtejme. Në rrethin e ardshëm, në çerekfinale pra shkon fituesja, Legentil nga Mauriciusi.

Majlinda e filloi mirë edhe këtë meq, duke avancuar fillimisht me një hedhje wazari. Por një pakujdesi e vogël i kushtoi asaj me humbje.

Kështu nga entuziazmi i fillimit, erdhi zhgënjimi të cilin xhudistja pejane tashmë e ndan me sportdashësit shqiptarë të cilët shpresat më të mëdha për ndonjë medalje në këtë olimpiadë i kishin mbështetur pikërisht te Majlinda Kelmendi.

   

Kthehu mbrapa

Shto koment