“Nëse luan Ronaldo, do të ketë spektakël”

22.04.2014 (komentet: 0)

Bayern Munichu do të luajë kundër ekipit më të fortë që ekziston këtë edicion në Ligën e Kampionëve, Real Madridit. Kështu ka thënë Pep Guardiola.

Të mërkurën mbrëma, Los Blancos janë nikoqirë të bavarezëve në Bernabeu për ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa strategu spanjoll e njeh shumë mirë kundërshtarin e vet.

“Madridi është një ekip special, ndërsa me Carlo Ancelottin si trajner, ata janë kundërshtari më i vështirë që ka mundur të na bie në këtë fazë të garës”.

“Jam gjithmonë i lumtur kur luaj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sidomos kundër një skuadre si Madridi e sidomos kur kam një ekip si Bayerni”.

“Duhet të luajmë mirë dhe të nxjerrim rezultat”.

“Shpresojmë që të luajmë mirë dhe t’ua japim tifozëve më të mirën. Njerëzit duan të shohin më të mirën dhe nëse luan Cristiano, atëherë pikërisht kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Guardiola.

Ish-trajneri i Barcelonës ka thënë se në vitet e fundit, Reali ka pasur një lojtar klasi (Ronaldon), ndërsa këtë edicion i ka së paku katër të tillë. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment