Mourinho pranon se munë të rikthehet verës në Chelsea.

24.03.2013 (komentet: 0)

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka nxitur spekulime se mund të kthehet te Chelsea gjatë verës.

Portugezi, i cili i udhëhoqi Blutë drejt dy titujve të Ligës Premier para se të largohej në vitin 2007, është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge, si zëvendësues i Rafa Benitez.

“Unë kam shpirt aventuristi dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm”.

“Nuk është lehtë të zgjedhësh një destinacion të ri pasi kam punuar në Angli, Portugali, Itali dhe Spanjë. Ndoshta mund të kthehem diku ku tashmë kam qenë. Pritni befasitë”, ka thënë Mourinho.

Kthehu mbrapa

Shto koment