Mourinho mundë të kthehet te Inter.
19.03.2013 (komentet: 0)
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai do të dëshironte të rikthehet te Interi në të ardhmen.
Portugezi është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germain që spekulohet se është e interesuar në shërbimet e tij.
Megjithatë, ish-menaxheri i Chelseat ka thënë se ai mund të rikthehet edhe në Serie A te Interi në të ardhmen, dhe ka zbuluar se ka kaluar kohë të paharruara me Nerazzurrët.
“Kam kaluar dy vite fantastike në Itali, te Interi. Nuk e di nëse do të kthehem sërish një ditë, por nëse e bëj do ta bëja me një kënaqësi dhe ngazëllim të madh”, ka thënë Mourinho.
Shto koment