Mourinho dëshiron qëndrimin e Terryt dhe Lampard

04.05.2013 (komentet: 0)

Trajneri që po flitet se do të kalojë te Chelesa me të përfunduar sezoni, Jose Mourinho, duket se e ka bërë kusht të tij kryesor rinovimin e kontratave të legjendave të klubit londinez, John Terry dhe Frank Lampard.

Është përfolur se Lampard do të largohet në fund të sezonit me kërkesën e pronarit Roman Abramovich, por duket se këtij të fundit ia ka ndërruar mendjen Mourinho.

Sipas The Sun, Mourinho planifikon të mos shpenzojë shumë në tregun e transferimeve, pasi tashmë ekipi i Chelseat është tejet i përforcuar.

Ai i dëshiron në ekip dy legjendat e klubit, Frank Lampardin dhe John Terryn, të cilët shpeshherë janë lidhur me një largim, por si duket do t’i rinovojnë kontratat e tyre në skadim e sipër në qershor.

Kthehu mbrapa

Shto koment