Miqësore : Holandë-Itali, Angli-Brazil dhe Francë-Gjermani

05.02.2013 (komentet: 0)

Kualifikueset për Botërorin 2013 do të rifillojnë në Europë muajin e ardhshëm, ndërsa miqësoret e së mërkurës përfaqësojnë rastin ideal për të testuar futbollistët, përpara sprintit final drejt Brazil 2014.

 

england-v-brazil_1523217c

Veç sfidës Holandë-Itali, në program janë edhe disa sfida të tjera luksi, mbi të gjitha ajo e “Wembley”-t, ku Brazili, që do të zhvillojë ndeshjen e parë nën drejtimin e Luis Felipe Scolari-t, do të sfidojë Anglinë, si pjesë e festimeve të 150-vjetorit të Federatës së Futbollit (FA). Do të jetë një përsëritje e ndeshjes së parë të “Tri luanëve” në “Wembley”-n e rikonstruktuar, më 2007, që u mbyll në barazim 1-1. Do të jetë një natë e veçantë për Ashley Cole, që mund të bëhet anglezi i 7-të në histori, që luan 100 ndeshje me kombëtaren.

Një tjetër përballje gjigandësh është ajo në “Stade de France” të Parisit, ku pas gati 1 viti do të rivihen përballë Franca dhe Gjermania. Në 2012-n, në Bremen, fituan “Les Bleus” me rezultatin 2-1. Për Deschamps është rasti më i mirë për të kuptuar progresin e një kombëtareje, që në kualifikuese po kërkon të rivalizojë me Spanjën dhe “Mannschaft”-in e Joachim Loew, një prej formacioneve më të talentuara në futbollin botëror.

Një sfidë e rëndësishme edhe në Doha të Katarit, ku do përballen Spanja dhe Uruguaji, si një përgatitje paraprake ndaj sfidës së ardhshme në Recife, më 17 qershor, për Kupën e Konfederatave. Në Solna të Suedisë, në fakt, do të jetë teatri i një dueli tepër tërheqës, mes Ibrahimovic e Messi-t, dy ish-shokë skuadre te Barcelona e Guardiola-s. Për t’u theksuar edhe sfida mes Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe Ekuadorit, që do të luhet në Guimaraes.

 

 
 

Kthehu mbrapa

Shto koment