Mbahet Unitedi

02.04.2014 (komentet: 0)

Manchester Unitedi ka arritur t’i bëjë ballë ‘pushtimit’ të Bayern Munichut në Old Trafford duke arritur ta mbyllë baras (1-1) sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbahet Unitedi

Nikoqirët e filluan sfidën me një gol të anuluar të Welbeck, ndërkohë që të dyja skuadrat zhvillonin lojë shumë të hapur. Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta dhe bavarezët e morën ndeshjen në dorë duke e dominuar fushën dhe duke krijuar raste përpara portierit De Gea.

United mbrohej dhe e priste shansin që të kundërsulmonte. Pas një rasti të Rooneyt, Welbeck dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit Neuer. Njëherësh, ky ishte rasti më i mirë i gjysmës së parë.

Dominimi gjerman vazhdoi deri në mbyllje të pjesës së parë, por rrjetat heshtën. Edhe në fraksionin e dytë vazhdoi mënyra e njëjtë e lojës me bavarezët që e qarkullonin topin në fushë. Mirëpo, ishin vendasit ata që realizuan të parët. 

Një harkim nga këndi të Wayne Rooneyt e priti në zonë Nemanja Vidic për të shënuar me kokë (58’).

Megjithatë, epërsia e Djajve të Kuq nuk zgjati shumë. Pas një harkimi të Rafinhas, Mandzukic e ndali topin për Bastian Schweinsteiger, i cili me një gjysmë-vole e barazoi rezultatin (67’). 

Dominimi dhe rastet për Bayernin nuk ndaleshin, mirëpo United po mbahej mirë. Dhe rezultati u mbyll me shifra identike.

Në fund të takimit, Schweinsteiger u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në Rooneyn.

Bayern Munichu mbetet favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale duke u bazuar edhe në lojën që zhvilloi dhe falë golit që shënoi si mysafir. Megjithatë, Manchester Unitedi do të shpresojë për ndonjë befasi në Allianz Arena.

Video

Kthehu mbrapa

Shto koment