Mata: Villas Boas mundë ta zëvendësojë Mourinho-n te Reali.

20.03.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, e ka propozuar trajnerin e Tottenhamit, Andre Villas-Boas, si zëvendësues të Jose Mourinhos te Real Madridi.

Po spekulohet se ‘i veçanti’ do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë verës që vjen, ndërsa futbollisti spanjoll mendon se ish-trajneri i tij do të ishte zëvendësues ideal i 50-vjeçarit.

“Mendoj se Villas Boas është trajner i shkëlqyer, modern, i ri dhe me përvojë dhe kualifikime, edhe pse qëndrimi i tij te Chelsea nuk shkoi aspak mirë”.

“Ai dhe unë kemi raporte të shkëlqyera dhe unë gjithmonë do t’i jem falënderues. Ai është i gatshëm ta drejtojë cilëndo skuadër”, ka deklaruar Mata për Movistar.

Kthehu mbrapa

Shto koment