Maradona junior në Pazari e Ri

23.08.2013 (komentet: 0)

Dikur Klubi i futbollit të Novi Pazarit bënte gara në ligën e Kosovës, por vazhdimisht në këtë qytet futbolli kan luajtur kosovarët. Në fushën e këtij klubi me sukse të madh janë paraqitur, vëllezërit Ajeti, Rama, Salihu, thën shkurt deri në luftën e fundit asnjëherë nuk ka qenë pa ndonji lojtarë shqiptarë. I fundit që lujati për këtë ekip futbolli ishte Shefqet Kurti.

 

Si duket ky qytet i futbollit është joshës edhe për lojtarë edhe nga Italia.

 Djali i futbollistit të famshëm të Argjentinës, Diego Armando Maradona, Diego Sinagra, mund të arrijë në  Pazarin e Ri. Portparolli i Klubit futbollistik te Novi Pazarit, Rexhep Koraç tha se negociatat me Diego Maradona junior zgjasin që 15 ditë dhe jemi shumë afër përfundit të suksesshëm, shkruan agjensia Sandzaklive.

- Para disa ditëve kemi biseduar gjerësisht me Maradonën, ai pranoi disa nga ofertët tona, dhe në të ardhmëren mbetet të shihet se çfarë do të vendosë menaxherin e tij.

Maradona aktualisht është duke luajtur në Itali në 23 ndeshjet e fundit ka shënuar hiq më pak se 19 gola, edhe pse bëhet fjalë për ligën e tretë italiane, cilësia dhe emri i lojtarit sigurisht që është  imperativ për klubin tonë, sepse ne duam që e gjithë bota  të dëgjojë  për ne - tha Rexhep Koraç.

Ai shtoi se ardhja eventuale e Maradonës junior do të thot shumë për qytetin tonë.

- Maradona ka shikuar klipet nga stadiumi ynë dhe është i kënaqur me atmosferën e cila e përkujton atë me kohërat e lavdishme, kur babai i tij ishte duke luajtur për Napolin. Simpatizimi , energjia dhe dëshira për sukses që e ka e tërë ky qytet sportiv , për Maradonën do të thot edhe një shtytje  të shkëlqejë në fanelene Novi Pazarit - përfundoi Koraçi.

Diego Sinagra është 26 vjeç dhe  është biri jashtmartesor i futbollistit të famshëm të Argjentinës. Ai ka lindur në Napoli, në qytetin ku Diego Maradona la gjurmë të thella në karrierën e futbollit.

Gjatë karrierës së tij Diego Sinagra  ishte një anëtar i disa klubeve në ligat e rangjeve  të ulëta, dhe ka luajtur një lojë për ekipin kombëtar të Italisë të grupmoshave  deri 17 vjet,përfundon kjo agjensi.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment