Largohet mbreti - Raul përfundon karierën në fund të sezonit

06.03.2014 (komentet: 0)

Legjenda e Real Madridit dhe përfaqësues së Spanjës, 36 vjeçari Raul Gonzales Blanco ka paralajmëruar se në fund të këtij sezoni do të përfundoj karierën e tij profesionale.

Futbollisti i Al Sad nga Katari do të rrespektoj marrëveshjen që ka me këtë klub deri në fund të sezonit dhe definitivisht do të përfundoj karierën e tij. Drejtuesit e klubit kishin tentuar që Raul të qëndroj edhe për një vit, mirëpo vendimi i tij është definitiv.

Në këtë mënyrë, bota e futbollit në fund të këtij sezoni do të mbetet pa njërin ndër sulmusit më të mirë që me golat e tij shenuar një epokë të tërë. Raul konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe Europës.

Ai gjithashtu konsiderohet edhe si njëri ndër futbollistët më të mirë spanjoll në histori.

Raul Gonzales Blanco si 16 vjeçar ka filluar karierën e tij profesionale tek Real Madridi ku me fanellë të merengesëve është golshenuesi më i mirë në historinë e klubit me 323 gola duke tejkaluar edhe Di Stefanon me 307 gola.

Raul ka luajtur me Realin edhe më shumë ndeshje, gjithsejt 741 ndeshje.

Ai me Real Madridin ka fituar 6 tituj kampion spanje, 3 liga të kampionëve, 4 super kupa të spanjës, një UEFA super Cup dhe një Kupë internacionale.

Raul gjithashtu është edhe golshenuesi më i mirë në historinë e ligës së kampionëve ndërsa me ndeshje është i dyti pas Ryan Giggs.

Pas Realit ai vazhdoi karierën e tij në Gjermani ku ka fituar DBF Pokal dhe DBF super kup. Ka shenuar 40 gola në 98 ndeshje ndërsa në shkurt të vitit 2012 ka shenuar edhe golin e tij të 400.

Ai pas gjermanisë u transferua në Katar ku ka luajtur edhe ndeshjen e tij të 1000.

/E.Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment