Lampard: Gjithmonë, i gatshëm për Anglinë.

19.03.2013 (komentet: 0)

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard insiston se kurrë nuk e ka menduar të largohet nga Kombëtarja e Anglisë dhe se është i lumtur që është pjesë e ‘Tre Luanëve’, me të cilët synon që ta arrijë paraqitjen e 100-të.

34 vjeçari i është bashkuar ekipit të Roy Hodgsonit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014 ndaj San Marino dhe Malit të Zi dhe thotë se nuk do të largohet nga Kombëtarja derisa të pensionohet. Ditë më parë, Rio Ferdinand bëri të ditur se do të tërhiqet nga Kombëtarja për shkak të moshës së shtyrë, por edhe pse është 5 muaj më i vjetër, ish futbollisti i West Hamit ndien se ende nuk ka ardhur koha për largim.

“Sa më i vjetër që bëhem, më shumë e shijoj çdo moment të lojës. Më vjen mirë që ekipi i Roy Hodgsonit po ndryshon. Trajneri po i menaxhon mjaft mirë lojtarët. Është një skuadër e re, por unë jam më i vjetër dhe ndihem mirë fizikisht. Dua t’i arrij 100 paraqitje me Anglinë, më mbesin edhe gjashtë paraqitje për ta arritur këtë”, deklaroi Lampard në konferencë për shtyp.

Kthehu mbrapa

Shto koment