Kryetari Haziri uron KV “Drita” me rastin e fitores së Kupës së Kosovës

02.05.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi Klubit të Volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, me rastin e fitores së Kupës së Kosovës, me ç’rast e mposhti “Drenicën” në finale. Në telegram thuhet:
“Të nderuar përfaqësues të klubit të volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave, të nderuara volejbolliste të klubit.

 

 

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të komunës së Gjilanit, dëshiroj t’ju uroj fitoren e Kupës së Kosovës dhe t’ju them se na keni bërë krenarë me këtë sukses të treguar.



Ky sukses është arritur falë disiplinës, punës dhe përkushtimit tuaj të madh, prandaj dëshiroj t’ju them se ju jeni shembull për klubet tjera për mënyrën e organizimit dhe të punës së palodhshme.

Me këtë rast, dëshiroj t’ua konfirmoj mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale të klubit tuaj si dhe të gjitha klubeve të tjera, në mënyrë që sporti gjilanas të ecë drejt sukseseve të reja. Urime dhe shumë suksese edhe në të ardhmen”, thuhet ne telegramin e urimit të kryetarit Haziri. /2L ONLINE/




Kthehu mbrapa

Shto koment