Kështu di vetëm Barca

28.04.2014 (komentet: 0)

Barcelona ka bërë një përmbysje sensacionale ndaj Villarrealit në Camp El Madrigal. Katalunasit ishin në disavantazh prej dy golash, por arritën ta fitojnë takimin në gjysmën e dytë (3-2).

Të zgjedhurit e Tata Martinos nuk luajtën keq në fraksionin e parë, mirëpo e kishin të vështirë të depërtonin në zonë.

Për më shumë, ata u ndëshkuan. Para se ekipet të shkonin në pushim, Cani i kaloi nikoqirët në epërsi (45’+1).

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Nëndetësja e Verdhë krijoi epërsi të dyfishtë. Trigueros ishte realizues (55’).

Mirëpo, gjërat ndryshuan në vazhdim. Pas një harkimi të Dani Alves, Gabriel Paulista shënoi në portën e vet (64’).

Një tjetër harkim nga Alves, përfundoi në portën e ekipit vendas nga një lojtar nikoqir. Kësaj radhe ishte Mateo Musacchio (77’).

Përmbysjen e plotë e bëri, kush tjetër, pos Lionel Messi, i cili i kaloi mysafirët në epërsi (83’).

Barcelona ka katër pikë më pak se Atletico Madridi kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Real Madridi është dy pikë prapa Blaugranëve, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment