Kampioni i botës, Yohan Blake, përshëndet Kosovën (Foto)

14.03.2014 (komentet: 0)

Kampioni i botës në 100 metra sprint, Yohan Blake, ka përshëndetur Kosovën me anë të rrjetit social Twitter.

Ishte Blake ai që hasi në një kërkesë të një prej dashamirëve të sportit që ai bën, Labinot Miftarit, që kërkoi nga xhamaikani të përshëndesë Kosovën.

Xhamaikani nuk hezitoi dhe publikisht duke i kthyer përgjigje Labinotit, ka përshëndetur vendin tonë.

Kjo shihet edhe nga fotografia më poshtë e tweetit që ka postuar Balke në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Yohan Blake është personi më i shpejtë në historinë e njerëzimit, pas Usain Bolt, duke mbajtur rekordin e dytë më të mirë në disiplinat 100 dhe 200 metra.

Ai fitoi medaljen e artë në kampionatin botëror në vitin 2011, duke mposhtur edhe Usain Bolt, teksa e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike, Londra 2012.

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment