32 vjet nga ndeshja kur tifozët “shkrinë borën” në Prishtinë

08.03.2015 (komentet: 0)

    

Ishte marsi i vitit 1983. Futbollistët e Prishtinës po bëheshin gati për ndeshjen e rëndësishme të edicionit 1982/83 në kuadër të grupit të lindjes të Ligës së dytë Federative të ish-Jugosllavisë. Gjatë tërë javës ishte folur dhe pritur për këtë ndeshje, kështu që nuk ishte e habitshme që të gjitha rrugët më 27 mars 1983 dërgonin në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

 

Megjithatë, dy ditë pa u zhvilluar ndeshja me Teteksin, reshjet e borës kishin befasuar të gjithë. Ishte menduar se me ardhjen e pranverës nuk do të kishte më telashe. E kjo befasi u kthye gati në trishtim dy orë para ndeshjes, pasi nisi të binte me të madhe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pak kohë bora arriti trashësinë 30 centimetra. Në bazë të kësaj automatikisht i binte që ndeshja të anulohej për shkak të kushteve në fushë. Një gjë të tillë nuk e donte askush, as futbollistët e as adhuruesit e skuadrës së Prishtinës.

“Në një moment arbitri na tha se ndeshja duhej të shtyhej për një datë tjetër”, kujton legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Atëbotë ai ishte sulmuesi kryesor i skuadrës, kurse tash është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. “Diku dy orë para lojës nisi të bjerë borë me të madhe dhe fusha u mbulua e tëra. Kushtet pamundësonin zhvillimin e ndeshjes për shkak se borë kishte në fushë rreth 20-30 centimetra. Ndeshja u tha se duhej të shtyhej”, kujton ai. “Këtë nuk e donim assesi, pasi ishim përgatitur për këtë ndeshje që ishte e rëndësishme për shkak se Teteksin e kishin rival për inkuadrim në Ligën e Parë Federative”.

Derisa futbollistët e Prishtinës po qëndronin në zhveshtore dhe tashmë ishin pajtuar me fatin se do të shtyhej ndeshja me Teteksin, papritmas ndodhi një mrekulli. Ata kuptuan se tifozët, që kishin stërmbushur tribunat kishin filluar të largonin borën nga fusha, me duar e me çfarëdo që u vinte në duar.

Rrëfimi i tifozit vullnetar

“I pari që ka filluar ta largonte borën nga fusha ka qenë kryetari i klubit në atë kohë, Sadik Vllasaliu. Pastaj atij i janë bashkuar edhe një pjesë e konsiderueshme e tifozëve. Ishte diçka e jashtëzakonshme për shkak se edhe tifozët tanë ishin të vendosur që ndeshja të zhvillohej atë ditë”, shprehet Vokrri... (më gjerësisht lexoni sot në e “Diela me Koha Ditore”)

Kthehu mbrapa

Shto koment