I kënaqur nga rezultatet, por pret eliminimin e gabimeve

22.01.2013 (komentet: 0)

Për trajnerin nga Gjilani, rezultatet e arritura gjatë vitit 2012 dhe përfundimi i edicionit vjeshtor si skuadra e dytë më e mirë, ishin rezultate shumë të mira, dhe pranon se ishin përtej atyre që kishte pritur.

DRITA “EVROPIANE”

Për të dhe skuadrën e tij nuk është e rëndësishme që me çdo kusht të arrihet deri te fitorja e Kupës dhe Kampionatit, por nëse i jepet mundësia për të arritur një rezultat të tillë, Lorik Ilazi do të ishte jashtëzakonisht i kënaqur

Adelinë Sahiti

 

Njëra ndër skuadrat me përbërjen më të re në volejbollin kosovar, ajo e Dritës së Gjilanit, gjatë edicionit të kaluar ka dëshmuar se nuk është e rëndësishme mosha dhe përvoja që mund të kenë volejbollistet për të arritur sukses, por se shpirti luftarak, puna e palodhshme dhe vendosmëria në lojë janë faktorët kryesor për të arritur sa më shumë.

Vashat e skuadrës së Lorik Ilazit, edicionin vjeshtor në Superligën e Kosovës në konkurrencën e femrave e përfunduan në vendin e dytë pas Prishtinës me 20 pikë, ndërsa sipas trajnerit Ilazi qëllimi i tyre është arritur për sa i përket edicioni të kaluar. “Ripërtëritja e skuadrës ka qenë qëllimi ynë kryesor gjatë vitit të kaluar, qëllim i cili është realizuar në tërësi’, ka theksuar Ilazi.

Ai më tej ka shtuar se pjesë e kësaj ripërtëritje janë edhe ndryshimet e mëdha që janë bërë gjatë 2012, pasi që në përbërjen e ekipit shtatë vajza janë nga akademia e klubit Drita të cilat nuk kanë më shumë se 16 vjet, dhe se nga përbërja e dikurshme ka mbetur vetëm Marigona Maksuti dhe dy lojtaret nga Shqipëria. Përgatitjet për këtë edicion sipas tij, kanë filluar që nga 15 janari, ndonëse me skuadrës të pakompletuar për shkak të pushimeve dimërore, të cilat për disa volejbolliste ende nuk kanë përfunduar.

“Emeralda Tuci dhe Adelajda Prenga, ende janë në pushime. Ato nuk do t’i bashkohen skuadrës deri më 28 shkurt, që besoj është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur deri më 2 mars, kur fillojnë ndeshjet e Kupës, dhe 9 mars kur fillon kampionati”, deklaroi Ilazi.

Ilazi: Do të organizojmë turne në Gjilan

I pari i Dritës Ilazi, duke folur për aktivitetet që do të realizoj skuadra e tij gjatë këtij viti, e veçanërisht gjatë kësaj periudhe parapërgatitore, tregoj për gazetën “Lajm”, se ekipi i tij do të organizoj një turne, dhe pjesëmarrëse në to do të jenë dy skuadra nga Maqedonia dhe një tjetër nga Kosova, emrat e të cilave nuk i bëri të njohur, pasi që sipas tij ende skuadra nuk ka vendosur saktësisht.

“ Nuk mendojmë të shkojmë në ndonjë vend për të kryer stërvitjet. Ato do t’i realizojmë në Gjilan, ndërsa nuk do të mungojë as një trajnim që do të organizohen në qytetin tonë”, ka theksuar Ilazi për “Lajm”.

 

“Jam shumë i kënaqur, kam pritur rezultate por jo kaq shumë, dhe më duhet të them se jam më se i kënaqur që këto vajza 16-vjeçare kanë arritur që mbi supet e tyre të bartin një barrë dhe përgjegjësi kaq të madhe”, deklaroi Ilazi, dhe synimi i tij për këtë vit përveç që të vazhdojë në këtë formë, është të eliminojnë gabimet që janë shfaqur në mënyrë që të mos mungojnë rezultatet. “Nuk do të ndalemi, do të bëjmë përpjekje të fitojmë çdo ndeshje. Ta rregullojmë lojën, dhe ta bëjmë atë një lojë të bukur evropiane”, nënvizoi Ilazi.

Për të dhe skuadrën e tij nuk është e rëndësishme që me çdo kusht të arrihet deri te fitorja e Kupës dhe Kampionatit, por nëse i jepet mundësia për të arritur një rezultat të tillë, ai do të ishte jashtëzakonisht i kënaqu

Kthehu mbrapa

Shto koment