Gati për shortin e Ligës së Kampionëve?

21.03.2014 (komentet: 0)

Me fillim nga ora 12 sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për çerekfinalet e ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve.

Tashmë gara evropiane është futur në fazën më të “nxehtë”. Tetë klube elitare të mbetura në këtë garë, e që synojnë trofeun e kampionit të evropës, sot do të mësojnë kundërshtarët e radhës.

Sipas kompanive të basteve, Bayern Munich dhe Real Madridit mbeten favoritët kryesorë për titullin, por në këtë fazë të kompeticionit gjithçka mund të ndodhë.

Nga çerekfinalet, të gjithë ekipet tashmë mund të luajnë kundër njëri-tjetrit, e kjo do të thotë që edhe dy skuadra nga i njëjti shtet do të lejohet të luajnë kundër njëra-tjetrës nëse kështu do të përcaktojnë goglat.

Edhe këtë vit është Spanja, e cila në këtë fazë të garave përfaqësohet me tri skuadra, e ndjekur nga Gjermania dhe Anglia me dy ekipe, si dhe francezët që përfaqësohen vetëm me Paris SG.

Tetë ekipet e kualifikuara në Ligën e Kampionëve janë: 

Atletico Madrid 
Barcelona
Bayern Munich
Borussia Dortmund
Chelsea
Manchester United
Paris Saint Germain
Real Madrid.

Cili është parashikimi juaj? Kush përballë kujt do të caktohet? Jepni mendimin në hapësirën për komente!


Kthehu mbrapa

Shto koment