Gara është e hapur

27.04.2014 (komentet: 0)

Chelsea ka arritur t’ia marrë tri pikë Liverpoolit para tifozëve në Anfield duke e mposhtur me rezultat 0-2

Në pjesën e parë, vendasit dështuan të tregoheshin të rrezikshëm përballë lojës defensive të mysafirëve duke mos arritur t’i shkaktojnë kokëçarje portierit Schwarzer.

Dhe në minutat shtesë të gjysmëlojës së parë, pas një shansi të humbur nga Kalas, erdhi goli i Bluve. Ishte një gabim fatal i Gerrard, i cili i dha rast sulmuesit Demba Ba që ta mposhtte portierin Mignolet (45’+4).

Të Kuqtë shtuan presionin në gjysmën e dytë dhe njëherësh u shtua numri i rasteve, por goli nuk vinte.

Për më shumë ata pranuan gol. Ishin përsëri minutat shtesë dhe ekipi i Jose Mourinhos realizoi golin e dytë. Willian ishte golashënues (90’+4).

Dy javë pa përfunduar Liga Premier, Liverpooli ka vetëm dy pikë më shumë se Chelsea. Në ndërkohë, Manchester City gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. 

Në dy ndeshjet e mbetura, Liverpooli luan kundër Crystal Palace dhe Newcastle, ndërsa Chelsea do të ndeshet me Norwichin dhe Cardiffin. City luan ndaj Crystal Palace, Everton, Aston Villa dhe West Ham. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment