Frizura e re e Balotellit

25.09.2014 (komentet: 0)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli ka bërë një frizurë të re, para derbit të qytetit kundër Evertonit, të shtunën në kuadër të Premierligës.

Mario Balotelli është përgatitur për derbin e tij të parë të qytetit, si futbollist i Liverpoolit, me një frizurë të re.

Përforcimi i ri i Reds vizitoi frizerin para ballafaqimit me Evertonin të shtunën, dhe rezultati është mjaft interesant.

Dhe, sulmuesi i ardhur nga Milan gjatë afatit kalimtar të verës nuk hezitoi për të publikuar pamjen e re të flokëve në Instagram ku u duk mjaft i lumtur me të.

 

 

Por, tifozët e Liverpoolit do të shpresojnë në ndonjë gol të tij për t’i përmirësuar paraqitjet e zbehta në javët e fundit. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment