Fillim i shkelqyeshëm i Shqipërisë

07.09.2012 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në stadiumin kombëtar Qemal Stafa me rezultat 3-1, sfidë e vlefshme kjo për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.

Foto: Reuters

 

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në stadiumin kombëtar Qemal Stafa me rezultat 3-1, sfidë e vlefshme kjo për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.

 

 

Shqipëria e Giani De Biassit e ka nisur në mënyrën më të mirë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror. Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë me Qipron me rezultat 3 me 1.

Gëzimi i parë në ndeshje erdhi në minutën e 36 kur i riu Sadiku realizoi golin e parë në ndeshje. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Qipro barazon duke shfrytëzuar një pakujdesi në mbrojtje.

Por Shqipëria me mentalitetin fitues që e ka krijuar De Biassi kthehet në minutat e fundit të ndeshjes. Dy zëvëndësuesit në këtë takim, Qani dhe Bogdani realizuan në minutat 84 dhe 87 për fitoren e Shipërisë.

Vlen të ceket goli i jashtëzakonshëm i Bogdanit i cili realizoi nga një distancë e largët me një gjuajtje fantastike


Kthehu mbrapa

Shto koment