Fabianski refuzon kontratën e re

14.03.2014 (komentet: 0)

Lukasz Fabianski ka refuzuar ofertën e Arsenalit për të nënshkruar kontratë të re me klubin.

Fabianski refuzon kontratën e re

Lukasz Fabianski ka refuzuar ofertën e Arsenalit për të nënshkruar kontratë të re me klubin.
Daily Mail bën të ditur se Fabianski, kontrata e të cilit skadon gjatë verës, pritet të largohet pasi ai ka refuzuar ofertën për kontratë të re trevjeçare.

Arsenali kërkoi t’ia vazhdojë kontratën polakut, duke i ofruar një rritje të pagës së tij prej 50 mijë funte në javë.

Por Fabianski nuk dëshiron të kalojë edhe një sezon në karrigen e rezervave duke qenë se është zgjidhja e dytë, pas Wojciech Szczesnyt.

Fabianski, 28-vjeçar, ka disa oferta në tavolinë me Schalke, Basel, Villarreal dhe Sevilla që janë të interesuar për portierin, i cili mund të mendojë të qëndrojë edhe në Angli. 

/E.Smerqaku/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment