Drita-Drenica 1-1.

19.03.2013 (komentet: 0)

Fillojnë paknaqsit e trajnerve kosvar lidhje me referimin në fushat tona të futbollit.

Trajneri i skuadrës së Dritës, Arbnor Morina, ka vlerësuar se arbitrat kanë ndikuar që skuadra e tij nuk ka arritur të shënojë fitore. Ai pas ndeshjes së zhvilluar të martën ndërmjet Dritës dhe Drenicës, që u mbyll 1:1, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës, ka thënë se "arbitrat publikisht duhet të dalin e të kërkojnë falje". Drita me këtë barazim mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë, kurse Drenica ngjitet në pozitën e dhjetë me 18 pikë.Skuadra e Drenicës kaloi në avantazh 1:0 qysh në minutën e tetë të ndeshjes, falë autogolit të shënuar nga mbrojtësi i Dritës, Alban Tosuni.

Shifrat në 1:1 i barazoi mesfushori i Dritës Genc Sermaxhaj me të nisur pjesëloja e dytë. Luhej minuta e 46-të kur nga gjuajtja e lirë jashë zonës së rreptësisë, shënoi për rezultatin që në fund doli edhe përfundimtar.

Kthehu mbrapa

Shto koment