CR7 dhe Suarez ndajnë Këpucën e Artë

19.05.2014 (komentet: 0)

Tashmë është zyrtare, Luis Suarez dhe Cristiano Ronaldo janë fitues të përbashkët të ‘Këpucës së Artë’ evropiane, pasi kanë shënuar nga 31 gola në ligat e tyre respektive.

Sulmuesi i Liverpoolit kryeson Ligën Premier, kurse superylli i Real Madridit shënoi më së shumti gola në La Liga.

Fituesi i vitit të kaluar, Lionel Messi, ka zënë vendin e tretë me 28 golat e tij me Barcelonën. Një gol më pak se argjentinasi, ka shënuar sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa.

Edhe sulmuesi i Red Bull Salzburgut, Jonatan Soriano, ka shënuar 31 gola, mirëpo për shkak të koeficientit më të vogël në Ligën austriake (1.5), ai renditet vetëm i pesti në listë.

Ronaldo kishte mundësinë të bëhej fitues i vetëm i ‘Këpucës së Artë’, mirëpo ai nuk mundi të luante në ndeshjen e fundit sezonale kundër Espanyolit, pasi u lëndua pak para fillimit të saj.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment