CR7 arrin Suarezin në garën për ‘Këpucën e Artë’

10.03.2014 (komentet: 0)

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 24 sezonal në La Liga, në triumfin e Real Madridit (3-0) kundër Levantes.

CR7 arrin Suarezin në garën për ‘Këpucën e Artë’

Në këtë mënyrë, portugezi është barazuar me sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez (me nga 48 pikë), i cili në fundjavën që lamë pas nuk luajti, pasi skuadra e tij nuk pati ndeshje në Ligën Premier.

I treti në listë është Diego Costa, i cili nuk arriti të shënojë në fitoren e Atletico Madridit (2-0) kundër Celta Vigos.

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 23 gola në Ligue 1, mirëpo për shkak të koeficientit më të vogël (1.5), ai renditet i pesti (me 34.5 pikë).

Një emër i ri në top-dhjetëshe, është sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Mandzukic, i cili shënoi dy herë në fitoren prej 6-1 kundër Wolfsburgut. Ai tash numëron 16 gola, gjegjësisht 32 pikë (aq sa ka edhe Alexis Sanchez i Barcelonës).

/E.Smerqaku/

Kthehu mbrapa

Shto koment