City,i thote PAPA titullit.

17.03.2013 (komentet: 0)

Manchester City e ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon dhe atë ia ka shkaktuar Evertoni me rezultat 2-0 në Godisson Park.

Ndeshja ishte mjaft dinamike nga fillimi, me raste të shumta për të dyja palët.

Sidoqoftë, Evertoni shënoi golin e epërsisë në minutën e 32-të me anë të Leon Osman për 1-0.

Në vazhdim të dyja palët sulmuan, por City tentoi të kthehej në lojë pasi Evertoni mbeti me një lojtar më pak në terren pas përjashtimit të Steven Pienaar.

City bëri presion deri në fund dhe ka mundur të marrë së paku një pikë, po që se gjyqtari do të kishte akorduar një penalti të pastër të pa dhënë, kur Fellaini me një karton të verdhë e ndali topin me dorë brenda zonës në minutën e 86-të.

Në fund mysafirët pranuan edhe një gol për 2-0, ndërsa realizator ishte Nikica Jelavic (90’ +3).

Manchester City pas kësaj humbje mbetet në pozitën e dytë me 59 pikë, pesë pikë më shumë se sa Tottenhami dhe 12 më pak se sa lideri Manchester United që ka një ndeshje pa zhvilluar.

Kthehu mbrapa

Shto koment