Çfarë Superlige, Ferronikeli shpallet kampion vjeshtor

23.11.2014 (komentet: 0)

Ferronikeli është kampion vjeshtor. Skuadra nga Drenasi ka shkëputur një pikë të rëndësishme në duel me Trepçën ’89 (1-1), të dielën në ‘Riza Lushta’ në kuadër të xhiros së 16-të, e fundit për stinorin vjeshtor.

 

Fituesja e Kupës së Kosovës më këtë pikë do të dimërojë në krye të tabelës më gjithsej 28 pikë të tubuara, dy më shumë së Hajvalia.

Berat Hyseni i kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e 67-të, mirëpo një pikë mysafirëve ia siguroi Isa Eminhaziri, me një supergol në minutën e 77-të.

Me fitore stinorin vjeshtor e ka mbyllur edhe Drita, e cila mposhti Drenicën bindshëm prej 4-0.
Golat për gjilanasit i shënuan Shqiprim Kelmendi, Florim Berisha, Murati dhe Taulant Haliti. Drita tani ka 17 pikë në renditje, duke i ikur fundit të renditjes, teksa Drenica mbetet në kuotën e 21 pikëve. /KP/Telegrafi/

Raiffiesen Superliga / Xhiroja e 16-të:

Rezultatet
Trepça ’89-Ferronikeli 1-1
Drita-Drenica 4-0
Prishtina-Llamkos Kosova 0-0
Besa-Vëllaznimi 2-0
Istogu-Trepça 2-2
Hajvalia-Ferizaj 1-1

Tabela
1.Ferronikeli 28
2.Hajvalia 26
3.Llamkos Kosova 25
4.Prishtina 25
5.Trepça ’89 25
6.Besa 23
7.Drenica 21
8.Vëllaznimi 19
9.Istogu 16
10.Drita 17
11.Trepça 15
12.Ferizaj 14  

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment