Brazili i mirë, por jo i jashtëzakonshëm

03.04.2014 (komentet: 0)

Ish-reprezentuesi i Brazilit, Carlos Alberto Torres beson se Selecao përballen me një problem shumë të madh për të fituar titullin e kampionit të botës në Brazil.

Torres beson se Brazili është ekip shumë i mirë që impresionoi duke mposhtur Spanjën me rezultat 3-0, por ai beson se Selecao nuk është sikurse dikur.

"Ne kemi një ekip shumë të mirë, por është shumë herët për të festuar. Ne nuk mund të injorojmë fuqinë e kundërshtarëve tanë".

"Brazili është një prej favoritëve, por ne duhet që të jemi të duruar. Ne jemi mirë të mirë, por jo të jashtëzakonshëm".

"Selecao ishte favorite në Botërorin e vitit 2010, por ata nuk luajtën mirë. Gjithmonë janë 5-6 ekipe që kanë qenë favorite për ta fituar kampionatin dhe fituesi zakonisht gjithmonë vjen prej këtyre ekipeve", ka thënë Torres.

Kthehu mbrapa

Shto koment