Benitez: Penaltia nuk egzistoi fare, por ajo na motivoi

26.04.2013 (komentet: 0)

Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, ka thënë se vendimi për të dhënë një penalti të paqenë për kundërshtarin, e motivoi ekipin e tij të shënojë fitore ndaj Baselit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.

Blutë kishin kaluar në epërsi pas 13 minutash lojë me anë të golit të Victor Moses, por vendasit arritën të barazojnë me anë të një penaltie “të lehtë”, tre minuta para fundit të takimit. Por, kjo duket se stimuloi Blutë për të shënuar edhe një gol të vonshëm, me anë të David Luiz.

“Të gjithë rreth meje menduan se nuk ishte penalti, pasi topi ishte në ajër, ishte një vendim i çuditshëm. Ishte ca për t’u shqetësuar vendimi për këtë penalti. Për ne, nuk ishte. Të japësh një penalti, duhet të jetë shumë, shumë e qartë”.

“Mendoj se është e vërtetë se ne kishim ndjenjë se nuk merituam të pranojmë këtë gol, që ishte një motivim shtesë”, ka thënë Benitez.

Kthehu mbrapa

Shto koment