Belegu, kryetar i FBK-së, tërhiqet Vuniqi

25.08.2013 (komentet: 0)

Me shumicë votash, Erolld Belegu, zgjidhet kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Maratona, përplasjet dhe mospajtimet brenda FBK-së, morën fund sot, ku me shumicën dërmuese të delegatëve votues, Erolld Belegu, do t’i prijë federatës së basketit të Kosovës. Paraprakisht Blerim Vuniqi, kishte dhënë dorëheqje nga vazhdimi i garës për kryetar të FBK-së.

Kandidati për kryetar të FBK-së, Blerim Vuniqi ishte tërhequr nga kandidatura për të parin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, pasi qe sipas tij, nuk dëshironte te bëhet pjese e dallavereve dhe pisllëqeve te ndryshme qe e kanë përfshirë federatën e basketit të Kosovës, transmeton standardi.info.

Sipas Vuniqit, është ushtruar presion ndaj delegateve. Ndërkaq, në garë mbeti i vetem Erolld Belegu i cili mori shumicën e votave për kryetar. Te nominuar ishin 40 delegatë,ndërsa te pranishëm ishin 38 prej tyre me të drejte vote.

Kthehu mbrapa

Shto koment