Atletico: Nuk ka oferta për Costan

05.05.2014 (komentet: 0)

Atletico Madridi nuk ka marrë oferta për sulmuesin e rrezikshëm, Diego Costa, gjithnjë sipas presidentit të klubit, Enrique Cerezo.

Costa ka qenë në formë të lartë këtë sezon për Atleticon dhe ka pasur spekulime se ai mund të joshet nga klubet më të mëdha evropiane.

Por, Cerezo shprehet i qartë dhe i sigurtë se ai nuk do të largohet në fund të sezonit.

“Nuk është koha të flasim për transferime. Kemi shumë ndeshje të rëndësishme para nesh. Diego Costa u transferua kur ishte 18 vjeç, kur ishte një fëmijë dhe askush nuk e ka menduar se ai do të bëhet i tillë”.

“Chelsea? Ne nuk duam të dimë për këto gjëra kur kemi këto ndeshje të rëndësishme. Ne nuk duam të destabilizojmë ekipin. Nuk mund të them se nuk ka asgjë, jo zyrtarisht të paktën. Nëse pyetja është nëse kemi marrëveshje për Costan, unë them se nuk kam dëgjuar asgjë”, ka thënë Cerezo. 

Kthehu mbrapa

Shto koment