Alexis fton Vidalin te Barca

11.03.2014 (komentet: 0)

Alexis Sanchez do ta mirëpresë bashkëvendësin e tij Arturo Vidal nëse ai zgjedh të shkojë te Barcelona.

Mesfushori kilian i Juventusit është lidhur me një kalim te Real Madridi këtë sezon, por Alexis mendon se ai do t’i përshtatej mirë Barcelonës.

“Arturo do të ishte i përkryer për Barcelonën”.

“Ai është lojtari për të cilin ne kemi nevojë, ai ka kualitete të mëdha dhe do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse ai përfundon këtu në Spanjë”, ka thënë Sanchez për CalcioNews24.

/E.Smerqaku

 

Kthehu mbrapa

Shto koment