Stresi i kundërpërgjigjet me diss Mc Kreshës

15.05.2014 (komentet: 0)

Reperi nga Shqipëria, Stresi, i është kundërpërgjigjur Mc Kreshës edhe në anën artistike – ai ka publikuar një ‘diss’ ndaj reperit mitrovicas.

Mc Kresha lansoi kohë më parë albumin “Emceeclopedy”, i cili ka rezultuar të jetë sukses i madh, por që në vargjet e këngës “Hall of Fame” duket të ketë thumbuar Stresin. Reperi nga Shqipëria reagoi menjëherë duke postuar një video me fyerje të rënda ndaj Mc Kreshës, e madje edhe i tha se do të vijë në Prishtinë për t’u takuar me të.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment